Izraelitët bënë sërish çka është keq në sytë e ZOTIT dhe ZOTI i dorëzoi te midianitët për shtatë vjet. Sundimi i midianitëve mbi Izraelin sa vinte e bëhej më i ashpër. Nga frika e tyre, izraelitët u strukën nëpër guva, shpella e fortesa malesh. Kur izraelitët mbillnin arat, vinin midianitët, amalekitët e popuj të tjerë të lindjes, ngrinin fushimin në tokat e tyre dhe i shkatërronin të gjitha prodhimet bujqësore deri në hyrje të Gazës, duke i lënë izraelitët pa ushqim, pa dele, pa lopë e pa gomarë. Vinin me gjithë bagëti dhe kishin aq shumë tenda, sa ngjanin me karkaleca. Ishin aq të shumtë dhe kishin aq shumë deve, sa nuk i numëroje dot. E zinin tokën dhe e shkatërronin. Izraeli ra në mjerim të thellë për shkak të midianitëve, prandaj izraelitët thirrën në ndihmë ZOTIN. Izraelitët thirrën në ndihmë ZOTIN për shkak të midianitëve dhe ZOTI u dërgoi një profet, i cili u tha: «Kështu thotë ZOTI, Perëndia i Izraelit: “Unë ju nxora nga Egjipti dhe nga shtëpia e skllavërisë. Ju çlirova nga dora e egjiptianëve dhe nga dora e të gjithë atyre që ju shtypnin. I dëbova para jush dhe ju dhashë tokën e tyre. Ju thashë se unë jam ZOTI, Perëndia juaj dhe të mos i druani perënditë e amoritëve, në tokën e të cilëve banoni, por ju nuk më dëgjuat”».
Lexo Gjyqtarët 6
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Gjyqtarët 6:1-10
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video