Fisi i Manaseut nuk mundi të dëbonte banorët e Bet Sheanit, Tanakut, Dorit, Ibleamit dhe Megidosë, si edhe të fshatrave përreth tyre, sepse kananitët ishin treguar të vendosur të banonin në atë vend. Kur izraelitët u bënë më të fortë, i kthyen kananitët në robër pune, por nuk i dëbuan plotësisht. Fisi i Efraimit nuk mundi t'i dëbonte kananitët që banonin në Gezer, prandaj dhe kananitët banojnë mes tyre në Gezer. Fisi i Zabulonit nuk mundi t'i dëbonte banorët e Kitronit dhe të Nahalolit. Kananitët banojnë mes tyre dhe u bënë robër pune. Fisi i Asherit nuk i dëboi dot banorët e Akosë, Sidonit, Ahlabit, Akzibit, Helbahut, Afikut dhe Rehobit, prandaj dhe, për shkak se nuk i dëboi dot, fisi i Asherit banon mes kananitëve, banorëve të asaj toke. Fisi i Neftaliut nuk i dëboi dot banorët e Bet Shemeshit dhe të Bet Anatit, por banoi mes kananitëve, banorëve të asaj toke. Banorët e Bet Shemeshit dhe të Bet Anatit u bënë robër pune për ta.
Lexo Gjyqtarët 1
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Gjyqtarët 1:27-33
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video