E mori vesh mirë mbarë populli, Efraimi bashkë me banorët e Samarisë, që me krenari e mburrje në zemër thanë: «Tullat vërtet kanë rënë, por do të ndërtojmë me gurë të latuar, fiqtë vërtet na i kanë prerë, por do t'i zëvendësojmë me cedra». E ZOTI ngriti kundër tyre armiqësinë e Recinit, kundërshtarët e tyre për luftë i nxiti. Arami nga lindja e filistinët nga perëndimi hapën gojën për ta përpirë Izraelin. E megjithëkëtë zemërimi i tij nuk u fashit e krahu i tij mbeti i shtrirë. Por populli nuk u kthye tek ai që i goditi, ZOTIN e ushtrive nuk e kërkoi. Prandaj ZOTI i preu Izraelit kokën e bishtin, degën e palmës e kallamin, në një ditë të vetme. Pleqësia e paria janë koka, profeti e mësuesi i rremë janë bishti. Udhëheqësit e këtij populli e ngashënjyen në mashtrim dhe ata që udhëhiqeshin prej tyre u çoroditën. Prandaj Zoti s'do të jetë i kënaqur me të rinjtë e tij, s'do të tregojë mëshirë për jetimët e vejushat e tij, se të gjithë janë të pafe e të paudhë, çdo gojë thotë veç marrëzi. E megjithëkëtë zemërimi i tij nuk u fashit e krahu i tij mbeti i shtrirë. Se paudhësia është ndezur flakë si zjarri, ka përpirë ferrat bashkë me shkurret, në mes të pyllit të dendur është ndezur, shtëllunga-shtëllunga ngrihet tymi lart.
Lexo Isaia 9
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Isaia 9:8-17
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video