«Unë, që jam shkaku i lindjes së jetës, nuk do ta bëja të lindte?», thotë ZOTI. «Unë, që kujdesem për çdo lindje, do ta pengoja të lindte?», thotë Perëndia. Gëzohuni për Jerusalemin, ngazëlleni për të, të gjithë ju që e doni! Dëfreni bashkë me të, dëfreni, të gjithë ju që vajtuat për të, që prej gjirit të tij ngushëllues të thithni qumësht e të ngiheni, që prej thithave të begatisë së tij të thithni e të kënaqeni! Se kështu thotë ZOTI: ja, paqen do ta bëj të rrjedhë në të porsi lumi, pasurinë e kombeve porsi përroi që vërshon. Do t'ju mbajnë në gji kur të pini qumësht, do t'ju mbështetin mbi gjunjë kur t'ju përkëdhelin. Porsi nëna që ngushëllon të birin, ashtu do t'ju ngushëlloj edhe unë. Po, në Jerusalem ngushëllim do të gjeni! Do të shihni e do t'ju gëzojë zemra, si bari i njomë do t'ju përtërihen kockat. Dora e ZOTIT do të shfaqet mbi shërbëtorët e tij e mbi armiqtë e tij, zemërimi.
Lexo Isaia 66
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Isaia 66:9-14
5 Days
For many, the holidays are a time of great joy...but what happens when the holidays lose their sparkle and become challenging due to deep grief or loss? This special reading plan will help those going through grief to find comfort and hope for the holidays, and shares how to create a meaningful holiday season in spite of deep grief.
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video