Kur bëre mrekulli që ne nuk i pritnim, zbrite e para teje u trandën malet. Që nga lashtësia nuk ishte dëgjuar, askujt s'ia dëgjuan veshët e nuk ia panë sytë, që tjetër Perëndi, veç teje, të vepronte për atë që kishte shpresë tek ai. Përpara u del atyre që me gëzim zbatojnë drejtësinë atyre që s'të harrojnë, por ecin udhëve të tua. Ja, vërtet ishe i zemëruar, sepse kishin mëkatuar. Për shumë kohë ishim në mëkatet tona, si do të shpëtojmë vallë? Jemi bërë të gjithë si të papastër e çdo drejtësi e jona si rrobë e ndyrë, të gjithë po vyshkemi si gjethja, paudhësitë po na degdisin larg si era. S'ka kush ta thërrasë më emrin tënd, s'ka kush të ngrihet e të mbështetet te ti, se e ke fshehur prej nesh fytyrën tënde, na ke lënë të tretemi prej paudhësive tona. Por, ti, o ZOT, ti je ati ynë, ne jemi balta e ti poçari, të gjithë jemi vepra e duarve të tua.
Lexo Isaia 64
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Isaia 64:2-7
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video