Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Isaia 6:1-9

Isaia 6:1-9 AL1

Vitin që vdiq mbreti Uziah, pashë Zotin të ulur në një fron të lartë e madhështor. Cepat e petkut të tij mbushnin tempullin. Mbi të qëndronin serafët. Secili prej tyre kishte nga gjashtë krahë: me dy mbulonte fytyrën, me dy këmbët e me dy krahë fluturonte. Ata i thërrisnin njëri-tjetrit e thoshin: «Shenjt! Shenjt! Shenjt ZOTI i ushtrive! Mbarë toka është plot me lavdinë e tij!». Pragjet e shtalkave u drodhën nga zëri i atij që thërriste dhe tempulli u mbush me tym. E unë thashë: «I mjeri unë! Mora fund! Se njeri me buzë të papastra jam e mes një populli të papastër jetoj, por sytë e mi panë Mbretin, ZOTIN e ushtrive». Atëherë njëri nga serafët fluturoi drejt meje. Në dorë mbante një thëngjill zjarri që e kishte marrë me mashë prej altarit. Me të më preku gojën e më tha: «Ja, ky preku buzët e tua, paudhësia jote u fal, mëkati yt u shlye». Mandej dëgjova zërin e ZOTIT që tha: «Kë të dërgoj? Kush do të shkojë për ne?». Unë thashë: «Ja ku jam, dërgomë mua!». E ai më tha: «Shko e thuaji këtij populli: për të dëgjuar, do të dëgjoni, por nuk do të kuptoni, për të parë, do të shihni, por nuk do të dalloni.