Kështu, e vërteta po humbet dhe ai që i shmanget së keqes bie pre e plaçkitjes. ZOTI pa e s'i pëlqeu, se nuk ka më drejtësi. Pa se nuk u gjend askush, u habit që askush s'ndërhyri. Prandaj e ndihmoi me krahun e tij, e mbështeti me drejtësinë e tij. Si parzmore veshi drejtësinë, mbi kokë vuri përkrenaren e shpëtimit, u vesh me petkat e hakmarrjes, u mbështoll me zellin si me rrobë. Do t'i shpaguajë sipas veprave të tyre, zemërim kundërshtarëve, ndëshkim armiqve, do t'i shpaguajë edhe popujt e ishujve. Në perëndim do ta druajnë emrin e ZOTIT, në lindje të diellit, lavdinë e tij, kur ai të vijë si përrua i rrëmbyer që e shtyn fort era e ZOTIT. Një shpengues do të vijë në Sion për bijtë e Jakobit që pendohen për paudhësinë, kumton ZOTI. Sa për mua, kjo është besëlidhja ime me ta, thotë ZOTI: Shpirti im do të jetë mbi ty dhe fjalët e mia, që i vura në gojën tënde, nuk do të largohen as prej gojës sate, as prej gojës së pasardhësve të tu e as prej gojës së bijve të pasardhësve të tu, thotë ZOTI, që tani e deri në amshim.
Lexo Isaia 59
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Isaia 59:15-21
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video