Jo, nuk është shkurtuar dora e ZOTIT, që të mos shpëtojë! Jo, nuk është rënduar veshi i tij, që të mos dëgjojë! Ishin paudhësitë tuaja që ndarje sollën mes jush e Perëndisë tuaj. Ishin mëkatet tuaja që ia mbuluan fytyrën prej jush, që të mos ju dëgjonte. Duart tuaja janë të lyera me gjak, gishtërinjtë tuaj me paudhësi, buzët tuaja kanë thënë gënjeshtra, gjuha juaj ka belbëzuar fajësi. Askush nuk bën padi me drejtësi, s'ka njeri që të gjykojë me vërtetësi. Besojnë në kotësi e thonë gënjeshtra, ngjizin ligësi e pjellin paudhësi. Thyejnë vezët e nepërkës, që të çelin, tjerrin pëlhura merimange. Kush ha nga vezët e tyre, vdes, prej vezës së thyer lind nepërka. Pëlhurat e tyre s'vlejnë për rroba, me prodhimet e tyre s'mbulohen dot. Vepra e tyre është vepër paudhësie, në duar mbartin frytet e dhunës. Këmbët e tyre vrapojnë drejt së keqes, nxitojnë të derdhin gjak të pafajshëm, mendimet e tyre janë mendime paudhësie, shkretim e rrënim janë shtigjet e tyre. Udhën e paqes nuk e njohin, në hapat e tyre s'ka drejtësi, shtigjet i kanë bërë tërë dredha, kush shkel mbi to, s'ka paqe.
Lexo Isaia 59
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Isaia 59:1-8
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video