Agjërimi që më pëlqen mua, a s'është vallë të këputësh vargonjtë e paudhësisë, të zgjidhësh litarët e zgjedhës, të lësh të lirë të shtypurit, të dërrmosh çdo zgjedhë? A s'është ta ndash bukën me të uriturin, të presësh në shtëpi të varfrin e pastrehë, ta shohësh dikë të zhveshur e ta veshësh, dhe farefisin tënd të mos e lësh pas dore? Atëherë drita jote do të shpërthejë si agimi, shërimi yt do të gëlojë me vrull, përpara do të të prijë drejtësia jote, praparojë do të kesh lavdinë e ZOTIT. Atëherë do të thërrasësh e ZOTI do të të dëgjojë, do t'i kërkosh ndihmë e do të të përgjigjet: «Ja, ku jam!». Nëse heq dorë prej zgjedhës, prej gishtit paditës e fjalëve të liga, nëse jepesh me shpirt ndaj të pangrënit, nëse ia ngin barkun skamnorit, atëherë drita jote do të shndritë në errësirë e terri yt do të jetë porsi mesdita.
Lexo Isaia 58
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Isaia 58:6-10
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video