Përse, i tillë qenka agjërimi që unë pëlqej? E tillë dita kur njeriu përul shpirtin e tij? Të ulësh kokën porsi xunkthi e të shtrihesh në grathore e në hi, pse, këtë quan agjërim e ditë që i pëlqen ZOTIT? Agjërimi që më pëlqen mua, a s'është vallë të këputësh vargonjtë e paudhësisë, të zgjidhësh litarët e zgjedhës, të lësh të lirë të shtypurit, të dërrmosh çdo zgjedhë? A s'është ta ndash bukën me të uriturin, të presësh në shtëpi të varfrin e pastrehë, ta shohësh dikë të zhveshur e ta veshësh, dhe farefisin tënd të mos e lësh pas dore?
Lexo Isaia 58
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Isaia 58:5-7
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video