Bërtit fort! Mos u përmba! Ngrije zërin porsi boria! Shpallja popullit tim paudhësitë e veta, shtëpisë së Jakobit mëkatet e veta. Ditë për ditë më kërkojnë, udhët e mia duan t'i njohin, si të ishin një popull, që zbaton drejtësinë, që nuk i braktis vendimet e Perëndisë. Kërkojnë prej meje gjykim të drejtë, dëshirojnë t'i afrohen Perëndisë. «Përse të agjërojmë, kur ti nuk shikon?», thonë. «Përse ta mundojmë veten, kur ti nuk do t'ia dish?». Ja, ditën e agjërimit ju bëni si doni e të gjithë punëtorët tuaj në punë i mbytni. Ju agjëroni mes grindjesh e zënkash, njëri-tjetrin pabesisht me grusht e gjuani. Nëse agjëroni si sot, zëri juaj lart nuk do të dëgjohet.
Lexo Isaia 58
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Isaia 58:1-4
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video