Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Isaia 56:1-8

Isaia 56:1-8 AL1

Kështu thotë ZOTI: Mbajeni të drejtën, zbatojeni drejtësinë, se shpëtimi im po afron, drejtësia ime po shfaqet. Lum njeriu që vepron kështu dhe biri i njeriut që i përmbahet kësaj, që e mban të shtunën pa e përdhosur, që i ruan duart nga çdo ligësi. Biri i të ardhurit, që është bashkuar me ZOTIN, të mos thotë: «ZOTI do të më ndajë patjetër nga populli i vet» e as eunuku të mos thotë: «Ja, unë jam një pemë e tharë». Se kështu u thotë ZOTI: «Eunukëve që i mbajnë të shtunat e mia, që zgjedhin të plotësojnë dëshirën time e që ruajnë besëlidhjen time, do t'u jap në shtëpinë time, brenda mureve të mia, një vend përkujtimi dhe një emër më të mirë se të kenë bij e bija. Do t'u jap një emër të amshuar, që s'do të shuhet kurrë. Ndërsa bijtë e të ardhurve që janë bashkuar me ZOTIN e që i shërbejnë atij, që e duan emrin e ZOTIT e janë vënë në shërbim të tij, të gjithë sa e mbajnë të shtunën pa e përdhosur e që e ruajnë besëlidhjen time, do t'i shpie në malin tim të shenjtë e do t'u jap gëzim në shtëpinë time të lutjes. Flitë e tyre të shkrumbimit e theroret e tyre do të pranohen në altarin tim, se shtëpia ime do të quhet shtëpi lutjesh për të gjithë popujt». Kështu kumton ZOTI, Zoti im, ai që i mbledh të degdisurit e Izraelit: përveç atyre që kam mbledhur, do të mbledh edhe të tjerë përreth tyre.