Isaia 53:7-9
Isaia 53:7-9 AL1
I keqtrajtuar, duroi poshtërimin, gojën nuk e hapi. Porsi qengji, që e çojnë në thertore, si shqerra, që s'bëzan para qethësit, gojën ai nuk e hapi. Me dhunë e me gjyq e mbërthyen, për fatin e tij kush mendoi? Se e zhbinë nga toka e të gjallëve, për shkeljet e popullit tim u godit. Varrin ia vunë me të paudhët, kur vdiq e vunë me pasanikët, ndonëse nuk bëri asgjë të dhunshme e mashtrim prej gojës nuk i doli.




