Kur të kalosh përmes ujërave, me ty do të jem, kur të përshkosh lumenjtë, nuk do të mbytesh, se do të kalosh nëpër zjarr e s'do të digjesh, flaka ty nuk do të të përvëlojë, se unë jam ZOTI, Perëndia yt, i shenjti i Izraelit, shpëtimtari yt. Për ty dhashë si peng Egjiptin, me ty këmbeva Kushin e Sebën. Ti je i çmuar në sytë e mi, ke vlerë e unë të dua. I jap njerëzit në këmbim për ty, popujt në këmbim të jetës sate.
Lexo Isaia 43
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Isaia 43:2-4
14 ditë
Këto devocione do t'ju pajisin me frymëzime shprese për të mposhtur inatin, konfuzionin, dënimin, frikën, dyshimin…quajeni si të dëshironi. Këto njohuri do t'ju ndihmojnë të zbuloni komplotet e armikut për t'ju konfuzuar dhe gënjyer, të përballeni me modelet shkatërruese të mendimit, të gjeni fitoren në transformimin e të menduarit tuaj, për të fituar forcë, inkurajim dhe, më e rëndësishmja, fitore mbi çdo betejë në mendjen tuaj.
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video