Atje do të ketë një udhë të gjerë, një udhë që do të quhet «Udha e Shenjtë» dhe i papastri nëpër të s'do të kalojë. Do të jetë vetëm për ata që udhës së drejtë ecin, dhe të marrët s'kalojnë dot nëpër të. Luan atje s'do të ketë, bishë grabitqare s'do të shkelë atje. Jo, ato s'do të kalojnë nëpër të, por do të kalojnë vetëm të shpenguarit. Do të kthehen të shpëtuarit prej ZOTIT, në Sion do të vijnë me britma gëzimi, ngazëllimi i përhershëm do t'ua çelë fytyrën, do t'i pushtojë hareja e ngazëllimi, trishtimi e psherëtima larg do të degdisen.
Lexo Isaia 35
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Isaia 35:8-10
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video