Le të gëzojë shkretëtira dhe toka e thatë, le të ngazëllejë stepa e të lulëzojë si trëndafili. Le të lulëzojë ngado, të gëzojë e të ngazëllejë! Do t'i jepet lavdia e Libanit, madhështia e Karmelit dhe e Sharonit. Lavdinë e ZOTIT do të shohin, madhështinë e Perëndisë tonë. Forcojini duart e stërmunduara, jepuni forcë gjunjëve të këputura. Thuajuni atyre që i ka lëshuar zemra: «Jini të fortë e frikë mos kini! Ja, Perëndia juaj po vjen të marrë hak! Po mbërrin shpagimi i Perëndisë! Ai po vjen për t'ju shpëtuar!».
Lexo Isaia 35
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Isaia 35:1-4
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video