Jerusalemi po rrënohet, Juda po bie, gjuha e veprat e tyre janë kundër ZOTIT, i kundërvihen sy më sy të Lavdishmit. Vetë pamja e fytyrës dëshmon kundër tyre, mëkatin e vet si Sodoma e shpallin e nuk e fshehin. Mjerë shpirti i tyre, se vetes i kanë bërë keq! I thoni të drejtit se është i lum, se do të hajë frytin e veprave të veta. Mjerë i paudhi, fatkeqësitë do ta godasin, do ta gjejnë ato që ka bërë me duart e veta. Shtypësit e popullit tim janë fëmijë, gratë sundojnë mbi të. O populli im, udhëheqësit e tu po të mashtrojnë e drejtimin e udhës po ta ngatërrojnë. Në këmbë u ngrit ZOTI për të bërë padi, në këmbë po rri për të gjykuar popujt. Po vjen ZOTI për të bërë gjyq me pleqtë e popullit e prijësit e tij: Jeni ju që e shkatërruat vreshtin, në shtëpitë tuaja i keni plaçkat që u rrëmbyet të varfërve. Me ç'të drejtë e shtypni popullin tim dhe dërrmoni fytyrën e të varfërve? Kumton Zoti, ZOTI i ushtrive!
Lexo Isaia 3
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Isaia 3:8-15
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video