Atë ditë në tokën e Judës kjo këngë do të këndohet: qytetin e kemi të fortë, të ndërtuar për shpëtimin tonë, me mure e me bedena. Hapini dyert, që të hyjë kombi i drejtë, kombi që qëndron besnik. Synimet e tij nuk luhaten dhe ti e mban në paqe, e mban në paqe, se ka shpresuar te ti. Kini përherë shpresë te ZOTI, se ZOTI, ZOTI është shkëmbi i amshuar. Ai i përuli ata që rrinin lart, qytezën që ndodhej në lartësi e rrëzoi, e plandosi përtokë, në pluhur e hodhi. E shkelin me këmbë, e shkelmojnë këmbët e skamnorëve, e shtypin hapat e të varfërve.
Lexo Isaia 26
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Isaia 26:1-6
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video