Atë ditë rrënja e Jeseut do të ngrihet si flamur për popujt, atë do të kërkojnë kombet, e lavdishme do të jetë banesa e tij. Atë ditë Zoti do ta shtrijë sërish krahun, për të shpenguar tepricën e popullit të tij, ata që do të kenë mbetur në Asiri e në Egjipt, në Patros e në Kush, në Shinar e në Hamat, nëpër ishujt e detit. Do të ngrejë emblemën për kombet, të shpërngulurit e Izraelit do t'i mbledhë, të dëbuarit e Judës do t'i bashkojë nga të katërt anët e dheut. Smira e Efraimit do të marrë fund, armiqtë e Judës do të shfarosen, Efraimi s'do të ketë më smirë për Judën e Juda s'do ta ngucë Efraimin. Do të vërsulen mbi kurrizin e filistinëve në perëndim, popujt e lindjes bashkë do t'i plaçkitin, do ta shtrijnë krahun mbi Edomin e Moabin, bijtë e Amonit do t'u nënshtrohen. ZOTI do ta shkatërrojë krejt gjirin e detit të Egjiptit, lart do ta ngrejë dorën kundër Eufratit, me zjarrminë e frymës së tij, do ta godasë e do ta ndajë në shtatë përrenj, me sandale do të kapërcehet. Do të hapet një udhë për tepricën e popullit të tij, të atyre që do të kenë mbijetuar në Asiri, ashtu siç u bë dikur për Izraelin, ditën që doli prej dheut të Egjiptit.
Lexo Isaia 11
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Isaia 11:10-16
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video