Një degë do të dalë prej trungut të Jeseut, një filiz do të mbijë nga rrënja e tij. Në të do të prehet shpirti i ZOTIT, shpirti i urtisë e i mençurisë, shpirti i këshillës e i fuqisë, shpirti i dijes e i drojës së ZOTIT. Kënaqësia e tij do të jetë droja e ZOTIT. Ai s'do të gjykojë sipas asaj që sheh me sy e s'do të vendosë sipas asaj që dëgjon me veshë. Skamnorët do t'i gjykojë me drejtësi e do të marrë vendime të drejta për të përulurit e tokës. Me thuprën e gojës së tij do ta godasë tokën, me frymën e buzëve të tij do ta vrasë të paudhin. Drejtësia do të jetë brezi i mesit të tij, besnikëria brezi që do të ngjeshë ijëve. Ujku do të banojë me qengjin, leopardi do të shtrihet bri kecit, viçi e këlyshi i luanit do të kullotin bashkë, fëmija i vogël do t'u prijë udhës. Lopa e arusha do të kullotin bashkë, këlyshët e tyre tok do të rrinë, luani kashtë do të hajë si kau. Foshnja do të luajë mbi vrimën e gjarprit, fëmija do ta fusë dorën në strofullin e nepërkës. Nuk do të dëmtohet kush e as do të vritet kush në mbarë malin tim të shenjtë, se toka do të mbushet me dijen e ZOTIT, siç mbulojnë ujërat detin. Atë ditë rrënja e Jeseut do të ngrihet si flamur për popujt, atë do të kërkojnë kombet, e lavdishme do të jetë banesa e tij.
Lexo Isaia 11
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Isaia 11:1-10
26 Ditët
Adventi ka të bëjë me ardhjen dhe me shfaqjen e Zotit tonë Jezu Krisht si një foshnje në këtë botë. Ndërkohë që marrim kohë të kremtojmë dhe festojmë ardhjen e tij si foshnje, kjo është gjithashtu një kohë ku ne të presim ardhjen e tij si një mbret.
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video