Si u kthye në lavire qyteza besnike që ishte plot mirësi? Në të banonte dikur drejtësia e tani vrasësit. Argjendi të është kthyer në zgjyrë, vera t'u hollua me ujë. Prijësit e tu kanë ngritur krye, me kusarë shoqërohen. Të gjithë lakmojë dhuratat, rendin veç pas përfitimit. Nuk i japin të drejtën jetimit, çështja e të vesë s'arrin para tyre. Prandaj kështu thotë Zoti, ZOTI i ushtrive, i forti i Izraelit: Mjerë! Do të kënaqem mbi kundërshtarët e mi, do të marr hak kundër armiqve të mi. Do ta kthej dorën kundër teje, me finjë do të ta heq zgjyrën, plumbin prej teje do ta zhduk krejt. Do t'i kthej gjyqtarët e tu si më parë, këshilltarët e tu siç ishte në fillim. Atëherë do të quhesh «Qyteti i Drejtësisë», do të quhesh «Qyteti Besnik». Sioni do të shpengohet me të drejtën, ata që pendohen në të, me drejtësinë. Të paudhët e mëkatarët do të shkatërrohen njëherësh, ata që braktisën ZOTIN do të marrin fund. Atëherë do t'ju vijë turp prej lisave, nën të cilët me dëshirë keni adhuruar, do të skuqeni prej kopshteve që vetë i patët zgjedhur. Se do të bëheni si lisi me gjethe të fishkura, porsi kopshti që nuk ka pikë uji. I forti do të bëhet si kallamishtja, vepra e tij porsi shkëndija, do të digjen që të dy e askush s'ka për t'i shuar.
Lexo Isaia 1
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Isaia 1:21-31
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video