Vegimi, që Isaia, biri i Amosit, pa për Judën dhe për Jerusalemin në ditët e Uziahut, Jotamit, Ahazit dhe Ezekisë, mbretërve të Judës. Dëgjoni, o qiej, mba vesh, o tokë, se po flet ZOTI: fëmijët i mëkova e i rrita, por ata u ngritën kundër meje. Kau e njeh të zotin e gomari grazhdin e zotërisë së tij, por Izraeli nuk di asgjë, populli im nuk kupton. Mjerë kombi mëkatar, populli i ngarkuar me faje, fara e keqbërësve, fëmijët e shthurur! Kanë braktisur ZOTIN, kanë përçmuar të shenjtin e Izraelit, shpinën i kanë kthyer.
Lexo Isaia 1
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Isaia 1:1-4
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video