«Bjeri borisë! Si shqiponja vërtitet mbi shtëpinë e ZOTIT, se e thyen besëlidhjen time, e shkelën ligjin tim. Izraeli më thërret: “Perëndia im, ne të njohim!”. Por, Izraeli e përbuzi të mirën, armiku do ta ndjekë pas. Kurorëzuan mbretër që nuk vinin prej meje. Caktuan prijës që unë nuk i njihja. Bënë idhuj me arin e argjendin e tyre për shfarosjen e vet. I pështirë është viçi yt, o Samari. Zemërimi im u ndez kundër tyre. E pafajshme a do të jesh ndonjëherë? Një mjeshtër prej Izraelit e bëri, ai nuk është Perëndi. Copë e çikë do të bëhet viçi i Samarisë. Mbjellin erë e korrin stuhi. Gruri i tyre kallinj nuk lidh e miell nuk prodhon. E në prodhoftë, të huajt do ta përlajnë. Izraeli u përpi, u bë ndër kombe një enë pa vlerë. U ngjitën në Asiri porsi gomari që i vetëm endet. Ujdi bën Efraimi me dashnorët e vet. Ndonëse bëjnë ujdi me kombet, unë tani do t'i mbledh tok. Do të treten pak nga pak, nën peshën e mbretit të princave. Sa herë Efraimi shton altarët për mëkatet, ato i kthehen në altarë të mëkatshme. Për të i shkrova ligjet e mia të shumta, por të huaja i duken ato. Më kushtojnë flijime e mishin e tyre hanë, por ZOTIT nuk i pëlqejnë. Do t'i kujtojë ai fajet e tyre, mëkatet e tyre do t'i ndëshkojë e në Egjipt ata do të kthehen.
Lexo Hosea 8
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Hosea 8:1-13
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video