«Sa herë Izraelin e shëroj, shfaqen fajet e Efraimit e paudhësitë e Samarisë. Ata mashtrojnë, vjedhësit hyjnë brenda, kusarët sulen rrugëve. Por, nuk u bie ndër mend, se gjithë paudhësitë e tyre unë i kujtoj. Ja, veprat e veta i rrethojnë, para fytyrës sime ato qëndrojnë. Me prapësitë e tyre e gëzojnë mbretin, me rrena, princat e tyre. Të gjithë janë kurorëshkelës, janë porsi një furrë e nxehur fort, zjarrin e të cilës bukëpjekësi nuk e shpurrit derisa t'i vijë brumi që zë. Në ditën e kurorëzimit sëmuren princat të tërbuar me verë e mbreti bashkë me tallësit tregon me gisht. Zemrat e tyre mashtruese flakërojnë porsi furra, gjatë natës bukëpjekësi i tyre fle, por flakët e zjarrit ndizen që herët në mëngjes. Të gjithë janë ndezur porsi furra e gjyqtarët e tyre i përpijnë. Tërë mbretërit e tyre bien, por askush prej tyre nuk më thërret për ndihmë.
Lexo Hosea 7
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Hosea 7:1-7
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video