Perëndia nuk e vuri nën pushtetin e engjëjve botën e ardhshme për të cilën po flasim. Diku dëshmohet: ç'është njeriu, që të kujtohesh për të? Ç'është biri i njeriut, që të kujdesesh për të? Për pak kohë e bëre më të vogël se engjëjt dhe e kurorëzove me lavdi e me nder . Gjithçka e nënshtrove nën këmbët e tij. Kur i nënshtroi gjithçka, nuk la asgjë pa i nënshtruar. Por tani ne ende nuk e shohim që gjithçka i është nënshtruar atij. Jezuin, që për pak kohë u bë më i vogël se engjëjt, tani e shohim të kurorëzuar me lavdi e me nder për shkak të vdekjes së tij. Kështu, me hirin e Perëndisë, ai provoi vdekjen për të gjithë njerëzit.
Lexo Hebrenjve 2
Dëgjoj Hebrenjve 2
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Hebrenjve 2:5-9
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video