Dashuria vëllazërore le të mbetet! Mikpritjen mos e harroni, sepse nëpërmjet saj, disa, pa e ditur, pritën engjëj në shtëpi. Kujtoni të burgosurit, si të ishit edhe ju të burgosur me ta. Kujtoni edhe ata që keqtrajtohen, sepse edhe ju jeni njerëz me trup si ata. Martesa le të jetë e ndershme për të gjithë dhe shtrati martesor i papërlyer, sepse kurvarët dhe ata që bëjnë tradhti bashkëshortore do t'i gjykojë Perëndia. Sjellja juaj të mos ndikohet nga lakmia për para. Le t'ju mjaftojnë ato që keni, se Perëndia ka thënë: nuk do të të lë vetëm e as nuk do të të braktis. Kështu mund të themi me guxim: Zoti është ndihma ime dhe nuk do të kem frikë. Ç'mund të më bëjë njeriu? Kujtoni krerët tuaj që ju shpallën fjalën e Perëndisë. Shikoni si e jetuan jetën dhe shkërbeni besimin e tyre. Jezu Krishti është gjithnjë i njëjti, dje, sot e në amshim.
Lexo Hebrenjve 13
Dëgjoj Hebrenjve 13
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Hebrenjve 13:1-8
5 Days
By focusing on our marriage within the context of Scripture, we give God the opportunity to reveal new insights about our relationship and strengthen our bond. This Plan features a focused passage of Scripture and quick thoughts each day to initiate discussion and prayer with your spouse. This five-day plan is a short-term commitment to help you invest in your lifelong relationship. For more content, check out finds.life.church
26 Ditët
Adventi ka të bëjë me ardhjen dhe me shfaqjen e Zotit tonë Jezu Krisht si një foshnje në këtë botë. Ndërkohë që marrim kohë të kremtojmë dhe festojmë ardhjen e tij si foshnje, kjo është gjithashtu një kohë ku ne të presim ardhjen e tij si një mbret.
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video