Besimi është siguria për gjërat që shpresohen dhe njohja e gjërave që nuk shihen. Nëpërmjet tij të parët tanë morën dëshminë e mirë. Me anë të besimit, kuptojmë se gjithësia u krijua me fjalën e Perëndisë, në mënyrë të tillë që gjërat që shohim u bënë nga ato që nuk i shohim. Me anë të besimit, Abeli i kushtoi Perëndisë flijim më të mirë se Kaini. Falë besimit, ai mori dëshminë se ishte i drejtë kur Perëndia pranoi dhuratat dhe ndonëse ka vdekur, ai vazhdon të na flasë. Me anë të besimit, Enoku u mor lart nga Perëndia pa parë vdekje me sy dhe nuk u gjet më mbi tokë, sepse e kishte marrë lart Perëndia. Dëshmohet se, para se të merrej lart, ai i kishte pëlqyer Perëndisë. Pa besim është e pamundur t'i pëlqejë njeri Perëndisë, sepse ai që i afrohet Perëndisë duhet të besojë se ka Perëndi dhe se Perëndia i shpërblen ata që e kërkojnë. Me anë të besimit, Noeu, kur u njoftua nga Perëndia për ato gjëra që nuk shiheshin ende, u bind dhe ndërtoi arkën për të shpëtuar ata të shtëpisë së tij. Nëpërmjet besimit, Noeu gjykoi botën dhe për shkak të besimit Perëndia e bëri trashëgimtar të drejtësisë.
Lexo Hebrenjve 11
Dëgjoj Hebrenjve 11
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Hebrenjve 11:1-7
7 dite
Jeta e gëzuar dhe e mbushur me qëllim themelohet në marrëdhënie, dashuri dhe besim. Nëse po kërkon më shumë qartësi në planin e Perëndisë për jetën tënde, vëre në veprim këtë plan që të të ndihmojë ta përqëndrosh atë që kërkon dhe zbulimin tënd. Marrë nga libri, “Jashtë kësaj bote: Një manual i krishterë për rritje dhe qëllim” nga David J. Swandt
12 Days
This Bible Plan is for anyone who’s hurting and doesn’t understand why. If you’ve lost something, someone, or your faith feels stretched to the breaking point, then this Bible Plan from Life.Church Pastor Craig Groeschel’s book, Hope in the Dark, might be exactly what you need. If you want to believe, but you’re not sure how, this is for you.
24 Days
There’s no way you can be all God wants you to be and fulfill the purposes that you were put on this planet to fulfill without any help. We need each other, and we belong to each other in the Body of Christ! In this series, Pastor Rick explains how to do life in relationship to other people.
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video