Nëse vazhdojmë të mëkatojmë me dashje, pasi kemi marrë njohuritë e së vërtetës, atëherë nuk ka më asnjë flijim për mëkatet. Përkundrazi, na pret gjykimi i tmerrshëm dhe zjarri i ndezur që përpijnë kundërshtarët. Nëse dikush shkel ligjin e Moisiut, vritet pa mëshirë me dëshminë e dy a tre dëshmitarëve. A e merrni me mend se ç'dënim më të madh do të meritojë ai që ka shkelur me këmbë Birin e Perëndisë, që e ka parë si të pavlerë gjakun e besëlidhjes, me të cilin u shenjtërua, dhe që ka sharë Shpirtin e hirit? Sepse ne e njohim atë që ka thënë: « shpagimi më përket mua dhe unë jam ai që do të marrë shpagim ». Si dhe: « Zoti gjykon popullin e tij ». Është gjë e tmerrshme të biesh në duart e Perëndisë së gjallë. Sillini ndër mend ditët e shkuara! Atëherë, pasi u ndriçuat, ju duruat me shumë mundime një luftë të madhe, herë të përqeshur dhe të munduar botërisht, herë duke marrë pjesë në vuajtjet e atyre që trajtoheshin kështu. Ju keni vuajtur bashkë me të burgosurit dhe kur ju kanë rrëmbyer pasuritë, keni duruar me gëzim, sepse e keni ditur se keni një pasuri më të madhe dhe të qëndrueshme. Mos e humbisni, pra, guximin tuaj! Ai ka shpërblim të madh. Keni nevojë për durim që të bëni vullnetin e Perëndisë e të fitoni premtimin. Sepse edhe pak kohë, vetëm pak, e do të vijë ai, që duhet të vijë, e nuk do të vonohet. I drejti im do të jetojë prej besimit, por nëse zmbrapset, shpirti im nuk do të kënaqet me të. Ne nuk jemi nga ata që zmbrapsen e humbasin, por nga ata që besojnë dhe shpëtojnë shpirtin.
Lexo Hebrenjve 10
Dëgjoj Hebrenjve 10
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Hebrenjve 10:26-39
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video