Ndërsa Krishti kushtoi vetëm një flijim për mëkatet një herë e përgjithmonë e pastaj u ul në të djathtë të Perëndisë. Tani, atje, ai pret që armiqtë e tij të bëhen shtrojë e këmbëve të tij. Kështu, me një kushtim të vetëm, Krishti i bëri të përsosur përgjithmonë të shenjtëruarit. Edhe Shpirti i shenjtë na dëshmon kur thotë: besëlidhja që do të lidh me ta pas atyre ditëve, thotë Zoti, është kjo: unë do t'i shtie ligjet e mia në mendjen e tyre e do t'i shkruaj në zemrat e tyre. Mëkatet e tyre e paudhësitë e tyre nuk do t'i kujtoj më. Ku ka ndjesë të mëkateve, nuk është nevoja më për flijime. Vëllezër, gjaku i Jezuit na jep guxim për të hyrë në shenjtërore përmes udhës së re e të gjallë që na hapi Krishti me anë të velit që është trupi i tij.
Lexo Hebrenjve 10
Dëgjoj Hebrenjve 10
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Hebrenjve 10:12-20
30 Days
Peace: Life in the Spirit is an inspirational treasury of quotations from the works of Oswald Chambers, the world's most beloved devotional writer and author of My Utmost for His Highest. Find rest in God and gain a deeper understanding of the importance of God's peace in your life.
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video