Për Birin ka thënë: froni yt, o Perëndi, mbetet në shekuj të shekujve dhe skeptri i drejtësisë është skeptri i mbretërisë sate. E ke dashur drejtësinë dhe e ke urryer paudhësinë. Prandaj, Perëndia yt, o Perëndi, të vajosi mes shokëve të tu, me vajin e gëzimit. Ka thënë edhe: ti, o Zot, në fillim e themelove tokën dhe vepër e duarve të tua janë qiejt. Ata do të zhduken, ndërsa ti do të mbetesh. Të gjithë do të vjetrohen si rrobë. Do t'i mbështjellësh si petk e do t'i ndërrosh si rrobë, ndërsa ti do të mbetesh po ai dhe vitet e tua nuk do të perëndojnë. Perëndia nuk i tha kurrë ndonjë engjëlli: ulu në të djathtën time, derisa t'i vë armiqtë e tu si shtrojë të këmbëve të tua. A nuk janë, pra, të gjithë engjëjt shpirtra shërbestarë që Perëndia i ka dërguar për t'u shërbyer atyre që do të trashëgojnë shpëtimin?
Lexo Hebrenjve 1
Dëgjoj Hebrenjve 1
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Hebrenjve 1:8-14
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video