Dhe vërtet, Perëndia nuk i ka thënë kurrë ndonjë engjëlli: ti je Biri im, të kam lindur sot. As nuk ka thënë për ndonjërin: unë do të jem për të Atë e ai do të jetë për mua Bir. Kur Perëndia do të dërgonte në botë Birin e tij të parëlindur, tha: le ta adhurojnë të gjithë engjëjt e Perëndisë. Ndërsa për engjëjt tha: Perëndia i bën engjëjt e tij si era dhe shërbyesit e tij si flaka e zjarrit. Për Birin ka thënë: froni yt, o Perëndi, mbetet në shekuj të shekujve dhe skeptri i drejtësisë është skeptri i mbretërisë sate. E ke dashur drejtësinë dhe e ke urryer paudhësinë. Prandaj, Perëndia yt, o Perëndi, të vajosi mes shokëve të tu, me vajin e gëzimit.
Lexo Hebrenjve 1
Dëgjoj Hebrenjve 1
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Hebrenjve 1:5-9
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video