Në të shkuarën, Perëndia u ka folur etërve tanë shpeshherë dhe në mënyra të ndryshme nëpërmjet profetëve, ndërsa këto kohët e fundit na foli nëpërmjet Birit. Nëpërmjet tij Perëndia ka krijuar gjithësinë dhe atë e ka caktuar trashëgimtar të gjithçkaje. Biri është shkëlqimi i lavdisë së Perëndisë, shprehja e plotë e qenies së tij dhe ai që mban gjithçka me fuqinë e fjalës së tij. Pasi na pastroi nga mëkatet, ai u ul në qiell në të djathtë të Perëndisë së madhërishëm. Ai u bë më i madh se engjëjt, aq sa ç'ishte më madhështor emri që trashëgoi nga Perëndia. Dhe vërtet, Perëndia nuk i ka thënë kurrë ndonjë engjëlli: ti je Biri im, të kam lindur sot. As nuk ka thënë për ndonjërin: unë do të jem për të Atë e ai do të jetë për mua Bir. Kur Perëndia do të dërgonte në botë Birin e tij të parëlindur, tha: le ta adhurojnë të gjithë engjëjt e Perëndisë.
Lexo Hebrenjve 1
Dëgjoj Hebrenjve 1
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Hebrenjve 1:1-6
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video