Prandaj, mendohuni mirë që sot e tutje. Para se të vihej ndonjë gur në tempullin e ZOTIT, lëmi që prisje të kishte njëzet masa grurë nxirrte dhjetë dhe torku që prisje të prodhonte pesëdhjetë masa verë, nxirrte vetëm njëzet. Ju godita me urth, vrug e breshër, ju godita çdo vepër të duarve tuaja, por ju nuk u kthyet tek unë, kumton ZOTI. Mendohuni mirë që sot e tutje, që prej ditës së njëzetekatërt të muajit të nëntë, që prej ditës kur u hodhën themelet e tempullit të ZOTIT; mendohuni mirë! A ka mbetur ndonjë farë në grunar? As vreshti, as fiku, as shega e as ulliri nuk dhanë frute, por, që sot, do të të bekoj».
Lexo Hagai 2
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Hagai 2:15-19
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video