Në ditën e njëzet e një të muajit të shtatë fjala e ZOTIT erdhi me anë të profetit Haga: «Fol me Zorobabelin, birin e Shealtielit, qeveritarin e Judës, me kryepriftin Jozueh, birin e Jehocadakut e me tepricën e popullit: “Kush prej jush e ka parë lavdinë e mëparshme të kësaj shtëpie? A e shihni në ç'gjendje është tani? A s'ju duket sikurse të mos ishte fare? Por tani merr zemër, o Zorobabel, kumton ZOTI; merr zemër, o kryeprift Jozueh, biri i Jehocadakut; merr zemër, o tërë populli i tokës, kumton ZOTI, dhe vijuni punës, sepse unë jam me ju, kumton ZOTI i ushtrive
Lexo Hagai 2
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Hagai 2:1-4
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video