Ndaj, kështu thotë ZOTI i ushtrive: shqyrtojeni mirë udhën që keni marrë! Mbillni shumë, por korrni pak, hani, por nuk ngiheni, pini, por nuk ngopeni, visheni, por askush s'ka ngrohtë dhe mëditësit i shkon paga në qese të shpuar. Kështu thotë ZOTI i ushtrive: shqyrtojeni mirë udhën që keni marrë! Ngjituni në mal, sillni dru e ndërtoni shtëpinë, që të kënaqem e të përlëvdohem, thotë ZOTI. Deshët shumë, por ja që morët pak e kur e sollët në shtëpi, ua prisha. Përse? Kumton ZOTI i ushtrive. Sepse shtëpia ime është e rrënuar, ndërkohë secili ngutet për shtëpinë e vet. Ndaj, qielli vesë nuk dha, as toka frytin e vet. Thirra thatësirën përmbi tokë e male, përmbi drithë, verë e vaj, përmbi çdo fryt që del prej dheut, përmbi njerëz, kafshë e çdo mundi duarsh».
Lexo Hagai 1
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Hagai 1:5-11
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video