Zorobabeli, biri i Shealtielit, dhe kryeprifti Jozueh, biri i Jehocadakut, bashkë me tërë tepricën e popullit e dëgjuan zërin e ZOTIT, Perëndisë së tyre, dhe fjalët e profetit Haga, që e kishte dërguar ZOTI, Perëndia i tyre. Populli e pati frikë ZOTIN. Atëherë Hagai, lajmëtari i ZOTIT, i dha popullit lajmin e ZOTIT: «Unë jam me ju, kumton ZOTI». ZOTI e nxiti shpirtin e Zorobabelit, birit të Shealtielit, qeveritarit të Judës, shpirtin e kryepriftit Jozueh, birit të Jehocadakut dhe shpirtin e tërë tepricës së popullit. Ata erdhën e filluan punën për shtëpinë e ZOTIT të ushtrive, Perëndisë së tyre, në ditën e njëzet të muajit të gjashtë të vitit të dytë të mbretit Dar.
Lexo Hagai 1
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Hagai 1:12-15
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video