Vërtet, pasuria është mashtruese, krenarin e bën të mos reshtë. Grykës është ai porsi skëterra, s'ngihet si mortja vetë. Për vete mbledh tërë kombet, grumbullon popujt krejt. Por, tërë këta, do të hedhin thumba ndaj tij, me gjëegjëza në lojë do ta vënë e do të thonë: “Mjerë ai që shton çka s'është e tija, që pasurohet me pengjet që merr! Por, për sa kohë?”. A s'do të ngrihen befas, ata që kamatë të paguajnë? A s'do të zgjohen, ata që të kallin datën? Preja e tyre do të bëhesh. Shumë kombe bastise, ndaj, gjithë sa mbetën, ty do të të plaçkisin, për shkak të gjakderdhjes e dhunës në vend, të qyteteve e banorëve të tyre. Mjerë ai që sjell fitime të mbrapshta në shtëpi e folenë e vet e ngre lart, që kthetrave të fatkeqësisë t'u shpëtojë! Shtëpinë me turp e mbulove, vetë e pësove, se shumë popuj there. Prej murit gurët do të thërrasin, e trarët do të përgjigjen prej pullazit. Mjerë ai që me gjak ndërton qytete e me padrejtësi ngre vendbanime! Ja, prej ZOTIT të ushtrive, a nuk shkojnë në zjarr mundimet e popujve e robtohen më kot kombet? Plot do të jetë toka me njohurinë e lavdisë së ZOTIT, siç mbushin ujërat detin.
Lexo Habakuku 2
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Habakuku 2:5-14
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video