Mjerë ai që të afërtit i jep të pijë, e zbraz vrerin e vet dhe madje e deh, që ta shohë lakuriq! U dende me turp e jo me nder. Pi edhe ti, parrethprerjen trego. Kupa e të djathtës së ZOTIT po të vërtitet, turpi nderin do të ta mbulojë. Do të të kaplojë dhuna që hoqi Libani, kërdia e kafshëve do të të tmerrojë. Për shkak të gjakderdhjes e dhunës në vend, të qyteteve e banorëve të tyre. Ç'dobi ka idhulli, kur trajtën ia jep gdhendësi, copa e metalit që mashtrim përhap? Ç'dobi ka idhulli, kur përfytyrimit të vet mjeshtri i beson? Idhujt që bëri janë memecë! Mjerë kush i thotë drurit: “Zgjohu!”, gurit të pagojë: “Ngrihu!”. Pse, idhulli do të të mësojë?! Ja, i veshur është me ar e argjend, por nuk ka frymë jete në të. Por, ZOTI është në tempullin e tij të shenjtë, mbarë toka para tij të heshtë».
Lexo Habakuku 2
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Habakuku 2:15-20
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video