«Në vrojtore do të qëndroj, mbi kullë do të zë vend, që të shoh se ç'do të më thotë Perëndia, ç'përgjigje do t'i japë ankesës sime. ZOTI më tha e m'u përgjigj: “Shkruaje vegimin, bëje të qartë në rrasa, që rrjedhshëm të lexohet. Vegimi ka kohën e vet, nxiton drejt përmbushjes e s'gënjen. Edhe në u vonoftë, prite, se vjen, vjen e nuk vonon. Ja, i padrejti në shpirt, do të meket, por i drejti do të jetojë prej besimit të vet”. Vërtet, pasuria është mashtruese, krenarin e bën të mos reshtë. Grykës është ai porsi skëterra, s'ngihet si mortja vetë. Për vete mbledh tërë kombet, grumbullon popujt krejt. Por, tërë këta, do të hedhin thumba ndaj tij, me gjëegjëza në lojë do ta vënë e do të thonë: “Mjerë ai që shton çka s'është e tija, që pasurohet me pengjet që merr! Por, për sa kohë?”.
Lexo Habakuku 2
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Habakuku 2:1-6
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video