Habakuku 2:1-4
Habakuku 2:1-4 AL1
«Në vrojtore do të qëndroj, mbi kullë do të zë vend, që të shoh se ç'do të më thotë Perëndia, ç'përgjigje do t'i japë ankesës sime. ZOTI më tha e m'u përgjigj: “Shkruaje vegimin, bëje të qartë në rrasa, që rrjedhshëm të lexohet. Vegimi ka kohën e vet, nxiton drejt përmbushjes e s'gënjen. Edhe në u vonoftë, prite, se vjen, vjen e nuk vonon. Ja, i padrejti në shpirt, do të meket, por i drejti do të jetojë prej besimit të vet”.

