Shikoni mes kombeve e vrojtoni, habituni e mrekullohuni, se po bëj diçka në ditët tuaja, s'do ta besoni kur t'jua tregojnë. Ja, po ngre kaldenjtë, një komb i vrazhdë e i rrëmbyer, që kryq e tërthor tokës i bie, për të zaptuar banesat që nuk i takojnë. I tmerrshëm e i frikshëm është ai, bën ligjin dhe nderin e vendos vetë. Kuajt i ka më të shpejtë se leopardi, më të egër se ujqit e natës. Kalorësit e tij kalërojnë, prej larg vijnë ata. Lëshohen porsi shqiponja që prenë e përpin vetëtimthi. Të gjithë ata dalin për dhunë, mori fytyrash vërshojnë e robër mbledhin porsi rërë. Mbretërit i përqesh, prijësit i qesëndis, zgërdhihet me çdo fortesë, se ngre pirgje dhe i pushton. Vërshon si era e kalon tej, është fajtor, se forcën ka për perëndi.
Lexo Habakuku 1
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Habakuku 1:5-11
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video