Atëherë Perëndia i tha Noeut e bijve të tij: «Ja, unë po e lidh besëlidhjen time me ju e me pasardhësit tuaj pas jush, me çdo qenie të gjallë që është me ju, me shpendët, bagëtitë e çdo kafshë të egër që është me ju, me ato që dolën nga arka e me çdo kafshë të tokës. Po e lidh besëlidhjen time me ju që të mos vdesë më asnjë qenie e gjallë nga ujërat e përmbytjes e të mos ketë më përmbytje për të shkatërruar tokën». Perëndia tha: «Për gjithë breznitë e ardhshme, kjo është shenja e besëlidhjes që unë po bëj mes meje e jush dhe me çdo qenie të gjallë që është me ju. Kam vënë mbi re harkun tim dhe ai do të jetë shenjë e besëlidhjes mes meje e tokës. Kur ta mbuloj tokën me re e harku të shfaqet mbi to, do të kujtoj besëlidhjen time mes meje e jush dhe me çdo lloj qenie të gjallë, kështu ujërat nuk do ta përmbytin më e nuk do të shkatërrojnë tërë qeniet e gjalla. Kur harku të jetë mbi re, do ta shoh e do të kujtoj besëlidhjen e përjetshme mes Perëndisë e çdo lloj qenieje të gjallë mbi tokë». Perëndia i tha Noeut: «Kjo është shenja e besëlidhjes që kam vendosur mes meje e çdo qenieje të gjallë mbi tokë».
Lexo Zanafilla 9
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Zanafilla 9:8-17
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video