Jozefi nuk e përmbajti dot veten para gjithë të pranishmëve e thirri: «Nxirrini të gjithë përjashta!». Kështu, askush nuk ishte me të kur iu dëftua vëllezërve të vet, por Jozefi qau me të madhe, saqë e morën vesh egjiptianët dhe shtëpia e faraonit. Atëherë Jozefi u tha vëllezërve të tij: «Jam Jozefi! A është ende gjallë im atë?». Por vëllezërit, të tmerruar prej Jozefit, nuk ishin në gjendje t'i përgjigjeshin. Ai u tha: «Afrohuni!» dhe ata u afruan. Pastaj u tha: «Jam Jozefi, vëllai që shitët në Egjipt! Mos u shqetësoni e mos u zemëroni me veten tuaj që më shitët këtu, se Perëndia më dërgoi para jush për t'ju shpëtuar. Sepse ky është viti i dytë i zisë mbi tokë, por kanë mbetur edhe pesë vjet të tjerë gjatë të cilëve as nuk do të lërohet, e as nuk do të korret. Perëndia më dërgoi para jush për t'ju mbajtur gjallë mbi tokë e për të shpëtuar shumë prej jush. Prandaj nuk ishit ju që më dërguat këtu, por Perëndia. Ai më bëri atë për faraonit, zot të gjithë shtëpisë së tij e prijës mbi mbarë tokën e Egjiptit.
Lexo Zanafilla 45
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Zanafilla 45:1-8
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video