Faraoni i tha Jozefit: «Meqë Perëndia t'i ka bërë të ditura të gjitha këto, nuk ka njeri më të zgjuar e të ditur se ty. Ti do të jesh përgjegjës për shtëpinë time e gjithë populli im do t'i bindet fjalës sate. Unë do të jem më i madh se ti vetëm sa i përket fronit». Faraoni i tha Jozefit: «Ja, të kam vënë në krye të gjithë tokës së Egjiptit». Pastaj hoqi unazën e ia vuri në gisht Jozefit. E veshi me rroba liri e i vuri në qafë një varëse të artë. E vuri në karrocë si të dytë dhe para tij thërrisnin: «Gjunjëzohuni!». Kështu, faraoni e vuri në krye të tokës së Egjiptit.
Lexo Zanafilla 41
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Zanafilla 41:39-43
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video