Në atë kohë Juda u largua nga vëllezërit e banoi pranë Hirahut, një burrë nga Adulamia. Aty, Juda pa bijën e një kananiti që quhej Shua. E mori e fjeti me të. Ajo mbeti shtatzënë e lindi një djalë që ai e quajti Er. Ajo mbeti përsëri shtatzënë e lindi një djalë që e quajti Onan. Ajo lindi edhe një djalë tjetër që e quajti Shelah. Kur ndodhi kjo, Juda ishte në Kezib. Juda i gjeti një grua Erit, të parëlindurit. Ajo quhej Tamarë. Por Eri, i parëlinduri i Judës, ishte i lig para ZOTIT dhe ZOTI e vrau. Atëherë Juda i tha Onanit: «Fli me gruan e tët vëllai e martohu me të, si kunat që je, që ta mbash gjallë farën e vëllait tënd». Por Onani e dinte që fëmijët nuk do të njiheshin si të tijtë, prandaj sa herë që flinte me gruan e të vëllait e derdhte farën përtokë, që të mos e mbante gjallë farën e të vëllait. Kjo gjë ishte e ligë para ZOTIT, prandaj Zoti e vrau edhe Onanin.
Lexo Zanafilla 38
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Zanafilla 38:1-10
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video