Atëherë Jakobi u zemërua e shfreu kundër Labanit: «Çfarë faji bëra? Çfarë mëkati bëra që të më ndjekësh kështu e të rrëmosh në çdo gjë timen? A gjete gjë tënden? Nxirri, pra, para vëllezërve të mi e të tu që ata të gjykojnë mes nesh. Gjatë njëzet vjetëve që kam qenë me ty nuk të dështuan as delet, as dhitë dhe deshtë e kopesë nuk t'i hëngra. Nuk të solla asnjë bagëti të shqyer nga bishat, sepse dëmin e paguaja vetë. Çfarëdo vidhej ditën apo natën e kërkoje nga dora ime. Ditën më këpuste vapa e natën ngrica e nuk vija gjumë në sy. Njëzet vjet kam qenë në shtëpinë tënde. Katërmbëdhjetë vjet të shërbeva për bijat e tua e gjashtë vjet për kopetë, ndërsa ti ma ndërrove pagën dhjetë herë. Po të mos kishte qenë me mua Perëndia i Abrahamit, atit tim, dhe Tmerri i Isakut, ti tani do të më kishe nisur duarbosh. Por Perëndia i pa vuajtjet e mundin tim dhe prandaj të qortoi mbrëmë».
Lexo Zanafilla 31
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Zanafilla 31:36-42
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video