Kur arritën te vendi që Perëndia i kishte treguar, Abrahami ngriti një altar dhe i vendosi drutë mbi të. E lidhi Isakun, të birin, dhe e vuri mbi altar, mbi turrën e druve. Pastaj zgjati dorën e mori thikën që të therte të birin. Por engjëlli i ZOTIT i thirri nga qielli e i tha: «Abraham, Abraham!». Ai iu përgjigj: «Ja ku jam!». Ai i tha: «Mos ngri dorë kundër djalit e mos i bëj gjë, se tani e di që i druhesh Perëndisë e nuk e kurseve për mua as birin tënd të vetëm». Abrahami ngriti sytë e pa një dash me brirët të ngatërruar në një shkurre. Shkoi, e mori dhe e flijoi në vend të të birit. Abrahami e quajti atë vend «ZOTI këqyr», sikurse thuhet edhe sot: «Në malin e ZOTIT ai këqyret!». Engjëlli i ZOTIT e thirri nga qielli për së dyti, e i tha: «Veten time zë në be, kumton ZOTI, për shkak se bëre këtë gjë e nuk e kurseve birin tënd të vetëm, unë do të të jap bekim pas bekimi e do t'i shumoj pasardhësit e tu si yjet e qiellit e si rëra e bregdetit. Pasardhësit e tu do të marrin në zotërim portat e armiqve të tyre. Tërë kombet e tokës do të bekohen në pasardhësit e tu për shkak se ti iu binde zërit tim». Pastaj Abrahami u kthye te shërbëtorët. Ata u ngritën e shkuan së bashku në Bershebë dhe Abrahami banoi atje.
Lexo Zanafilla 22
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Zanafilla 22:9-19
12 Days
Conversations With God is a joyous immersion into a more intimate prayer life, emphasizing practical ways to hear God's voice. God wants us to enjoy a running conversation with Him all of our lives—a conversation that makes all the difference in direction, relationships, and purpose. This plan is filled with transparent, personal stories about the reaching heart of God. He loves us!
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video