Dielli po ngrihej mbi tokë kur Loti hyri në Coar. Atëherë ZOTI lëshoi nga qielli sulfur e zjarr mbi Sodomën e Gomorrën. Ai i shkatërroi ato qytete dhe gjithë luginën bashkë me tërë banorët e qyteteve e bimësinë e tokës. Por gruaja e Lotit shikoi mbrapa dhe u kthye në një shtatore kripe. Herët në mëngjes, Abrahami u ngrit e shkoi te vendi ku kishte qëndruar para ZOTIT. Hodhi sytë poshtë nga Sodoma e Gomorra dhe nga tërë vendi i luginës dhe, ja, një tym ngrihej nga toka sikur të ishte tym furre. Kështu ndodhi që, kur Perëndia shkatërroi qytetet e luginës, u kujtua për Abrahamin dhe e largoi Lotin nga shkatërrimi që ra mbi qytetet ku banonte.
Lexo Zanafilla 19
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Zanafilla 19:23-29
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video