Kur Abrami ishte nëntëdhjetë e nëntë vjeç, ZOTI iu shfaq e i tha: «Unë jam Perëndia i gjithëpushtetshëm. Jeto me mua e ji i paqortueshëm. Unë do të lidh besëlidhjen time me ty e do të të shumoj pa masë». Abrami ra me fytyrë përdhe e Perëndia i tha: «Sa për mua, kjo është besëlidhja ime me ty: do të bëhesh atë i shumë kombeve. Nuk do të quhesh më Abram, por Abraham, sepse të kam bërë atë të shumë kombeve. Do të të shumoj pa masë. Prej teje do të nxjerr kombe e prej teje do të lindin mbretër. Do ta bëj besëlidhjen time me ty e me pasardhësit e tu brez pas brezi, një besëlidhje të përjetshme, për të qenë Perëndia yt dhe i pasardhësve të tu. Ty e pasardhësve të tu, do t'ju jap si pronë të përjetshme tokën në të cilën banon si i huaj dhe tërë tokën e Kanaanit. Unë do të jem Perëndia i tyre». Perëndia i tha Abrahamit: «Sa për ty, ti do të mbash besëlidhjen time, ti e pasardhësit e tu brez pas brezi.
Lexo Zanafilla 17
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Zanafilla 17:1-9
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video