Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Zanafilla 13:14-17

Zanafilla 13:14-17 AL1

Pasi Loti u largua prej tij, ZOTI i tha Abramit: «Ngriji sytë dhe, nga vendi ku je, shiko drejt veriut e jugut, drejt lindjes e perëndimit, sepse të gjithë tokën që sheh, do të ta jap ty e pasardhësve të tu përgjithmonë. Dhe do t'i bëj pasardhësit e tu si pluhurin e tokës. Nëse dikush do të mund ta numërojë pluhurin e tokës, edhe pasardhësit e tu do të numërohen. Ngrihu e bjeri tokës për së gjati e për së gjeri, sepse ty do të ta jap».